Me siguri, edhe ju e mbani modën e viteve 2000, ku shumë goca të njohura e kishin një aksesor të tillë si më të preferuarin në daljet e tyre publike. Prej floriri apo argjendi, byrzylykët e krahut janë një detaj që ka aftësinë të transformojë pamjen tuaj, por jo vetëm.
Duket se mjaftoi protagonizmi i Irina Shayk në Met Gala 2024 që ajo të zbulonte një të tillë në krahun e saj, duke na kristalizuar edhe njëherë qasjen ndaj modës së atyre viteve. Por, ky aksesor është rikthyer për të qëndruar gjatë si tendenca e këtij viti, për më shumë fokus te krahët apo shpatullat e zbuluara, ndërkohë që gjithë vëmendjen e marrin krahët dhe aksesorët IN të këtij sezoni./Syri.Net