Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji ka publikuar një listë të emrave të dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar.
“Kam propozuar një kalendar për thirrjen e dëshmitarëve të parë”, tha Ervin Salianji. Mes emrave të propozuar janë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, si edhe ish-drejtori i policisë Ardi Veliu.
Gjithashtu është publikuar edhe kalendari me datat dhe orën se kur do të thirren për të dëshmuar.
Lista e dëshmitarëve të propozuar dhe kalendari:
Datë 15.05.2024, ora 17:00
- Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla
- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi
Datë 17.05.2024, ora 11:00
- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku
- Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça
- Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni
Datë 27.05.2024, ora 17:00
- Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço
- Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu
Datë 29.05.2024, ora 17:00
- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani
- Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku
- Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska
Datë 31.05.2024, ora 11:00
- Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati
- Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola
- Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni
- Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana
- Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi
GazetaShqiptare