Në Prokurorinë e Posaçme ka nisur procesi i vettingun ku në sitë do të kalojë të gjithë punonjësit e administratës.
Deri tani në filtër kanë kaluar 98 punonjës që kryesisht bëjnë detyra të ndryshme brenda Prokurorisë Speciale.
Nga kontrolli që i është bërë në tri kritere vlershmi; atë të pasurisë, integritetit të sigurisë dhe aftësive profesionale kanë kaluar më sukses 56 punonjës.
9 prej punonjësve iu është ndërprerë procesi i verifikimit të kushteve të sigurisë për shkak të daljes në pension apo dorëheqjes vullnetare.
Ndërkohë rezulton se procesi i vettingut brenda SPAKk ka përjashtuar edhe një punonjëse e administratës e cila u gjet me shkelje.
Ndërkohë në vetting vijojnë të jenë 42 punonjës të tjerë që po vlerësohet nga një komision që përbëhet nga një prokuror, një gjyqtar dhe një anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit./GazetaDita