Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se nga dita e sotme të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu

Blerësi duhet të regjistrohet në jegymester.hu në mënyrë që të blejë biletën. Të dhënat e detyrueshme që do kërkohen në momentin e blerjes së biletës si: Emër/E-mail/Fjalëkalim duhet të jenë të sakta.

Pasi të zgjidhet ulësja mund të procedohet me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat Visa, Mastercard, Maestro si edhe American Express.

Bileta është elektronike, por secili ka të drejtën edhe ta printojë.

Nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën elektronike (e-mail) duhet kontrolluar në kartelën Spam./ata