“Illyrian Pure Sport” 1250 kg e rëndë, me motor 950kuaj fuqi dhe  375 km/orë, 45 gradë pistonat.  Mediat thonë se kjo makinë do  të një rivale e fortë e “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

 Kjo është makina e parë e prodhuar nga një shqiptar nga Prishtina por me rrënjë nga Mirdita, Qëndrim Thaçi. “Illyrian Pure Sport” u prezantua në fund të janarit ndërsa sot ka nisur prodhimi i saj.

I ftuar sot në podkastin e kryeministrit Edi Rama, Qëndrimi Thaçi, 31 vjeç  tregon si nisi rrugëtimi i djalit që u largua nga Kosova për t’i shpëtuar luftës në Kosovë,  jetoi për disa vite nëpër kampe dhe më pas në Torino gjeti dhe punoi fort për pasionin që i lindi kur ishte fëmijë. Atëherë kur rastësisht goditi me top Ferrarin 40 milionë euro të Enco Ferrarit. Atë ditë i tha babs: Unë do bëhem dizanj makinash? Ndërsa u përball me mosbesimin e të atit përballë ëndrrës së një fëmije.

"Ikëm në Itali për të shpëtuar jetën nga lufta. Prishtinë, Hungari, Slloveni, jetuam në kamp për 5 vite, më pas në Trieste (Itali) Babai im donte që unë të bëhesha doktor. Por unë e doja artin e muzikën, siluetën e makinës.

Një ditë kur isha fëmijë, po luaja godita me top një Ferrari mclaren, 40 milionë euro. Nuk e dija çfarë ishte. Enco Ferrati më tha: E di çfarë godite? Shko pak më prapa e shiko çfarë godite.  Pashë një siluetë fantastike Ferrari 250 .. u dashurova. Kur u ktheva ithashë babës do realizoj makina. Ec... ec..!

Aty nisi ideja. Atë makinë doja të ndërtoja. Kishte shkolla për dizanj për makinat por babai më tha jo se është humbje kohe. Në 2008 ikëm në Gjermani. U bëra dentist. Më pas i thashë babs do sheh të gjitha shtëpitë dhe u futa të realizoj makinën"

Si është e mundur një djalë që vinte nga një familje që s’kishte lidhje fare me makinat ta realizonte?

Kam fituar besimin duke mbyllur gojën, kam hapur veshët e sytë. Kam dëgjuar simfoninë e zanit, ngjyrën e zanit, gjuhën e trupit të njerëzve. Duke dëgjuar njerëzit me eksperiencë të ndryshme në kompani.  Kam punuar për disa kompani për makinat. Kam parë të gjitha analizat e makinave më të shpejta në botë, prekja defektet që bënin. Thoja do ndërtoj makinën sipas atyre skicave dhe të mos përsërisja gabimet që bëheshin dhe të nxjerr makinën perfekte. E  bëra vetë të gjithën.

Filozofia e tij e punës: Mos bëj gabimet e të tjerëve

Vizionin tënd nuk mund ta shohë askush. Lind. Kur vizatoj unë ndjej frymën e ajrit, modeloj makinën dhe ia kaloj inxhinierisë për të verifikuar se ku kam gabuar unë dhe mësoja nga gabimet. Kur vjen momenti që ti ke punë me  gabimet që kanë bërë të tjetër nuk ke pse ti bësh ti edhe një herë. 10 vjet vizatime. Të kuptosh gabimet e tjerëve nëse bën të njëjtin gabim humb kohë. Kjo makinë nuk ka defekte.

Si u kthye nga dizanj në makinë?

Fitova besimin e doktor Fabio Rauson i cili ka çertifikatën e prodhimit të makinave. Makina tashmë është në prodhim. Prodhohet në Torino por do të doja të prodhohej në dy shtetet tona

Çmimet kush ia vë makinat?

Unë

Ka interes për blerje?

Ka pasur shumë. Janë mbyllur kërkesat. Makina është e limituar, 27 copa në të gjithë botën. Vlerën ia kam caktuar unë edhe pse e di se nuk ka për të qëndruar aq ulët sa tani. Pasi të prodhohen 27 copë do bëhet një version tjetër. Duam që makina të jetë ekstremisht ekskluzive. 

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën ndërsa çmimi i saj do te filloje nga 1.2 milion euro deri ne 1.7 milion euro në bazë të specifikave.