Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me aktoren Ema Andrea, solli COD/Act, në Galerinë e Arteve në Vlorë, me përzgjedhje të pjesëve nga antologjia “Tregime të zgjedhura”, e emrave të tillë si Damiani, Pirandello, Gi de Mopasan etj.

Përpara poetëve, njerëzve të letrave, pedagogëve, studentëve dhe artdashësve vlonjatë, erdhi këndshëm përzgjedhja plot shije nga përkthyesi Edvin Shvarc.

Pjesët e zgjedhura letrare janë interpretuar nga aktorja e mirënjohur Ema Andrea. Nobelistët edhe tregimtarët më në zë, erdhën magjishëm përmes protagonistes duke përcjellë emocione të veçanta letrare dhe njerëzore tek të pranishmit.

Në këtë takim letrar, spikati veçanërisht magjia e prozës së shkurtër, e cila erdhi në nivelin më të lartë artistik dhe estetik./ata