Në Rrëshen u organizua një panair vendas si pjesë e projektit “Kultura për Zhvillim të Qëndrueshëm: Potenciali i Pashfrytëzuar”, i zhvilluar nga “Tek Bunkeri” dhe mbështetur përmes programit të granteve EU4Culture. Ky event nxorri në pah veprat mbresëlënëse të krijuara nga artizanët e rinj gjatë punëtorive në Mirditë.

Krijuesit e tre punimeve artizanale më të mira morën çmime me vlerë monetare, si mënyrë për të vlerësuar punën e vështirë dhe aftësitë e tyre. Këto çmime synojnë të motivojnë këta të rinj të talentuar për të konsideruar potencialin e përdorimit të zanatit të tyre në fushën e biznesit.

Përveç se shijuan veprat e artit, te pranishmit patën mundësinë për të ndërvepruar drejtpërdrejt me krijuesit. Ata mësuan mbi kuptimin e rëndësishëm të çdo vepre. Ky bashkëveprim solli më shumë informacion mbi procesin e artizanatit, duke e bërë panairin një përvojë pasuruese për të gjithë ata që morën pjesë./ata