Transporti i udhëtarëve nga Porti i Durrësit drejt porteve italiane dhe anasjelltas ka shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, transporti detar i udhëtarëve ka njohur rritje, duke numëruar në total 109,722 pasagjerë gjatë tremujorit të parë të 2024-ës, ku kryesojnë shtetasit e huaj me 16% më shumë se në 2023-shin.

Autoriteti Portual Durrës, në bashkëpunim me të gjitha instancat që operojnë në portin më të madh në vend, po planifikojnë edhe masat e nevojshme për sezonin turistik veror.

Autoritetet kanë për qëllim garantimin e mbarëvajtjes së operacioneve në nisje të këtij sezoni, të fokusuara kryesisht në rritjen e parametrave të sigurisë dhe shërbimeve që ofrohen nga subjektet private në sektorin e udhëtarëve./ata