Përmes Zyrës së Punës dy të reja nga Lezha u punësuan në një klinikë stomatologjike.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja tha sot se “Fjoralba dhe Xhuljana u punësuan nga Zyra e Punës. Pas përfundimit të studimeve të larta, vajzat u drejtuan në Zyrën e Punës Lezhë për t’u njohur me mundësitë dhe ofertat e përshtatshme në qytetin e tyre”.

“Ato u pritën dhe trajtuan nga specialistët tanë e me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës, Fjoralba e cila ka studiuar në fushën e stomatologjisë u punësua në profesion. Gjithashtu edhe Xhuljana u ndërmjetësua dhe punësua si asistente pranë të njëjtës klinikë”, tha Gonxhja.

Tregu i punës ka nisur të rigjallërohet dhe Zyrat e Punës, veçanërisht në qarqet kryesore në vend, po e konstatojnë këtë nisur edhe nga fluksi i shërbimeve që po japin veçanërisht për kategorinë e të papunëve punëkërkues.

Zbatimi i kësaj metodike ka siguruar rritjen e ofertave të punës dhe rritjen e punësimit si rezultat i përmirësimit të performancës së shërbimeve të punësimit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bëri të ditur se 5️200 vende të lira pune janë të shpallura në Portalin Kombëtar të Punësimit www.puna.gov.al.

/ata