Gjykata ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu për riekspertim ekonomiko-financiar.
Avokati i Mediut ka deklaruar për emdiat pas përfundimit të seancës se ekspertët e përzgjedhur nuk kanë licencë si ekspertë madje janë në kushte papajtueshmërie sepse dy prej tyre punojnë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Avokati: Kërkuam publicitetin e gjyqit. Publiku të shohë vetë kush ka të drejtë. Kjo u bë një çështje që i vlen popullaritetit jo ligjit sepse me ligj duhet te ishte zgjidhur me rishkrimin.
Ekspertët nuk kanë tagër, madje kanë pengesë sepse dy prej tyre punojnë në KLSH. Asnjë prej tyre nuk ka licencë për të kryer ekspertim.
Një moment tjetër i seancës ishte pretendimi i një heroizmi të paqenë, nuk mund të thuhen fjalë fyese në proces dhe gjykata të bëjë sehir. Të sillet si e punësuar nga palët jo si mbi palët./BalkanWeb