E ashpër ka qenë në fjalën e saj në Kuvend deputetja demokrate Jorida Tabaku.

 

Teksa u ndal te çështja e Inceneratorëve, Tabaku tha se gjysma e grupit parlamentar të PS-së, përmendet në dosjen e SPAK.

 

Më tej ajo tha se gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë.

 

“Kërkesa jonë është e drejtë. Qeveria u bë avokate e tre personave në kërkim ndërkombëtar. Sot është minimumi që qeveria të japë llogari. Është turp që i keni dalë për zot kësaj vjedhje. Gjysma e grupit parlamentar të PS është në dosje, ka dhënë një tender, duhet të ishte larguar, të ulte kokën. Sot gjysma e qeverisë është përfshirë në këtë aferë. Sot qeveria nuk mund të fshihet.”, tha Tabaku.