Ushtarët izraelitë arrestuan 13 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtarët izraelitë kryen bastisje ndaj qytetit El-Khalil dhe qytezës Anata në verilindje të Kudsit.
Ushtarët arrestuan 12 palestinezë në El-Khalil dhe një në Anata.
Gjithashtu ushtarët izraelitë kryen bastisje edhe në kampin e refugjatëve Shuafat, si dhe hodhën bomba zëri dhe gaz helmues ndaj shtëpive të palestinezëve.
Që nga 7 tetori i vitit 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.
Në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj që nga 7 tetori e deri më tani, në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim janë vrarë 498 palestinezë./aa