Xhirimet për filmin e ardhshëm biografik ‘Gigante’, për legjendën e boksit Nasim Hamed, tashmë kanë filluar.
Ndër protagonistët e filmit është Pierce Brosnan, i cili luan Brendan Ingle, trajnerin irlandez që ndihmoi Hammedin të arrinte majën. Brendan Ingle vdiq në vitin 2018, në moshën 77-vjeçare.
Gjatë karrierës së tij, përveç Hamedit, ai ka drejtuar tre kampionë të tjerë botërorë: Johnny Nelson, Junior Witter dhe Kell Brook. Fotot e para të Brosnan tashmë janë publikuar dhe transformimi i tij është aq mbresëlënës, saqë ai nuk njihet./Syri.Net