Zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Tomas Taraba dha informacione të reja mbi gjendjen e kryeministrit Robert Fico, duke thënë se ndërsa ai u përball me lëndime kritike pasi u qëllua, veçanërisht një plumb që depërtoi në stomakun e tij dhe një tjetër që goditi një kyç, por tani është jashtë rrezikut pas operacionit të suksesshëm.
"Fatmirësisht, me sa di unë, operacioni shkoi mirë, dhe mendoj se në fund, ai do të mbijetojë. Ai nuk është në situatë kërcënuese për jetën në këtë moment", tha Taraba për BBC, pasi Fico u dërgua me urgjencë në spital pasi u qëllua me armë zjarri.
"Ai u plagos rëndë, një plumb shkoi përmes stomakut dhe i dyti goditi kyçin. Menjëherë, ai u transportua në spital dhe më pas në operacion", shtoi ai.
Sipas agjencisë së lajmeve TASR, incidenti ndodhi kur një person shkrepi disa të shtëna para Shtëpisë së Kulturës në qytetin qendror Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë.
Sulmuesi u arrestua, ndërsa identiteti dhe motivi i tij janë ende nën hetim.
Megjithatë, Thomas Verniek, një reporter sllovak, tha për "SkyNews" se i dyshuari ishte një ish-roje sigurie.
Televizioni lokal JOJ raportoi se një burrë në turmë hapi zjarr ndaj kryeministrit kur ai doli nga ndërtesa për të përshëndetur banorët e qytetit./aa