Minatorët janë mbledhur sërish sot para Kuvendit ku po protestojnë për pensionet dhe statusin e tyre. Teksa parashtruan kërkesat e tyre, me thirrje dhe mesazhe përmes pankartave, minatorë dhe ish-minatorë kanë ndaluar deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit i ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

“Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë. Marrim pension qesharak.”, dëgjohet teksa thotë një prej minatorëve. Ndërkohë Braçe ka bashkëbiseduar me ta mbi kërkesat në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë kur minatorët protestojnë para Kuvendit për pensionet dhe statutin e tyre./BalkanWeb