Sot në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Agroturizmit me aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e sektorit dhe sensibilizimin për diversifikimin e tij.

Agroturizmi konsiderohet promotor i jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomisë rurale.

Agjencia Kombëtare e Turizmit, ndau në rrjete sociale foto të simbolikës së agroturizmit dhe thekson se Dita Botërore e Agroturizmit, na bën edhe më shumë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe të sigurt pranë fermave të pasura agroturistike të Shqipërisë, ku frymëzohemi me ajrin e pastër, bukurinë e natyrës e shijojmë ushqimin e tokës dhe mikpritjen e fermerëve.

Dita Botërore e Agroturizmit u krijua në vitin 1979 në një takim të OBT-së (Organizata Botërore e Turizmit), të mbajtur në qytetin turistik spanjoll të Torremolinos.

Qëllimi i kësaj dite, nuk është aq tërheqja e vëmendjes ndaj kësaj industrie, por promovimi i këtyre zonave si komponenti më i rëndësishëm ekonomik në zhvillimin e një vendi. Zhvillimi i agroturizmit i jep shtysë zhvillimit krahas zhvillimit ekonomik, edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, përmirëson klimën ndërkombëtare dhe çon në mirëkuptimin global./ata