Sekretar i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka bërë të ditur se vendi i tij së shpejti do të njoftojë një paketë të re ndihme për Ukrainën në vlerë prej mbi 2.3 miliardë dollarë.

Në një takim në Pentagon me homologun e tij ukrainas, Rustem Umerov, Austin tha se paketa do të përfshijë artikuj të tillë si armë anti-tank dhe interceptorë të mbrojtjes ajrore.

Austin dhe Umerov gjatë takimit të tyre pritet të diskutojnë bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, çështjet e sigurisë rajonale dhe mënyrat për të forcuar partneritetin e mbrojtjes SHBA-Ukrainë.

Takimi i tyre vjen para samitit të NATO-s të javës së ardhshme që do të mbahet më 9-11 korrik në Washington.

Më herët, Ukraina tha se në takim pret të bëjë përparim në ofertën e anëtarësimit në NATO.

Sipas Pentagonit, nën presidentit Joe Biden, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 51.9 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë për Ukrainën, prej të cilave 51.2 miliardë dollarë që nga fillimi i “pushtimit të paprovokuar” të Rusisë më 24 shkurt të vitit 2022./aa