Shqipërinë ka hyrë në tre destinacionet kryesore në trend, midis vendeve tradicionale që parapëlqehen të vizitohen siç janë Kroacia dhe Turqia sipas Mastercard

Mynihu renditet si destinacioni kryesor në trend për këtë verë (qershor-gusht 2024), pasi qyteti do të presë një ngjarje të madhe sportive globale në qershor, por pasohet nga Tirana, Nice (Francë), Korfuzi (Greqi) , dhe Stambolli (Turqi). 

Në vitin 2024, destinacionet ekonomike bregdetare të Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë po regjistrojnë rritje ndër më të lartat të trafikut të fluturimeve. Turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm, ku numri i linjave të fluturimeve është dyfishuar që nga viti 2019 dhe prurjet e turistëve janë rritur nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023, për shkak të kombinimit tërheqëse mes natyrës, klimës, çmimeve dhe kalendarit të eventeve/festivaleve.

Raporti i fundit global nga Mastercard Economics Institute (MEI) deri në mars 2024, tregon se sektori i udhëtimeve në vitin 2024 po kalon kufijtë dhe po thyen rekorde.Shpenzimet e konsumatorit në mbarë tregun për udhëtime janë fuqizuar me rritje të konsiderueshme të trafikut të pasagjerëve.

E publikuar sot, “Travel Trends 2024" ofron njohuri gjithëpërfshirëse mbi peizazhin në zhvillim të industrisë së udhëtimeve në 74 tregje, duke përfshirë Evropën.

 Turistët kanë shpenzuar më shumë për jetën e natës dhe më pak për blerjet me pakicë, të cilat janë rimëkëmbur me një ritëm më të ngadaltë./Shqiptarja