Këtë të premte mbushen katër vite nga krimi barbar i shembjes së godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mes të errësirës dhe në periudhë pandemie.

Dhe për këtë kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se që prej asaj dite nuk ka as Drejtësi dhe as "Teatër të ri", duke shtuar se ky akt kriminal ende sot mbetet pa përgjegjës!

““Drejtësia me regji” jo vetëm nuk ka shpallur një fajtor, por as ka dhënë një përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes, për shkeljet ligjore dhe kushtetuese, për shkeljen e Konventave Ndërkombëtare, si dhe për falsifikimet e zyrtarëve në të gjitha nivelet.

 

Ky krim barbar i Edi Ramës dhe Erion Veliaj nuk do të amnistohet kurrë dhe mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe vijojnë të mbajnë zgjuar ndërgjegjen shoqërore dhe kombëtare duke vijuar protestat para Bashkisë së Tiranës! Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! Koha për Drejtësi dhe Llogaridhënie po afron!”, shprehet Meta.

Një reagim tjetër nga radhët e PL-së vjen edhe nga deputeti Petrit Vasili. “Rama - Veliaj dy kanibalët e korruptuar antikulturë, qe shkaterruan Teatrin! Ne 17 maj 2020 plot kater vjet me pare Agjencia evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë “Europa Nostra” shkruante:

“Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe në Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”.

Rama dhe Veliaj jane dy kokat e te njejtes monster korrupsioni qe shqyen Teatrin dhe çdo vlere te trashegimise kulturore ne Tirane. Rama dhe Veliaj jane njelloj te korruptuar deri ne palce diferencen e ben vetem sasia e qindra milion eurove qe vjedhin.

Rama - Veliaj jane dy ane tese njejtes monedhe te korrupsionit te shfrenuar mafioz, qe rremben e vjedh çdo gje. Rama - Veliaj jane njelloj dy llafazane bajate, vulgare dhe absolutisht shkollepakë. Rama - Veliaj jane njelloj urryes te kultures, tradites, trashegimise kulturore. Rama - Veliaj jane njelloj pergjegjes per krimin e shkaterrimit te Teatrit Kombetar.

 

Rama Veliaj jane njelloj pergjegjes para ligjit qe ne kulmin e pandemise ne 17 maj te 2020 si kafshe u versulen mbi mbrojtesit e Teatrit dhe shemben ndertesen e Teatrit Kombetar.

Rana Veliaj jane njelloj pergjegjes perpara Europes pasi shperfillen me arrogancen kerkesen esaj per mos shembjen e Teatrit. Rama Veliaj jane njelloj kanibalë antikulture kur Teatrin e kane zhytyr ne nje kapanon qe quhet Turbina dhe qe ishte ngritur per eksperimentim hidrocentralesh e jo per Teater.

Rama Veliaj jane pergjegjes perpara ligjit sepse shkaterruan Teatrin se gjoja nuk ju priste puna dhe u bene kater vjet ku s'ndertuan asgje. Rama Veliaj jane njelloj pergjegjes per dhunimin e moszbatimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese per Teatrin.

 

Ndaj beteja ndaj te dyve si mamuthët njelloj te zinj te grabitjes, vjedhjes dhe shkaterrimit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise”, shprehet Petrit Vasili./OraNews