Një nënë dhe një fëmijë u vranë në një sulm me dron kamikaz nga Ukraina në rajonin jugperëndimor rus të Belgorodit, njoftoi sot guvernatori Vyacheslav Gladkov.

"Në fshatin Oktyabrsky, një dron kamikaz sulmoi një automjet ku ndodheshin një shofer dhe tre pasagjerë (një nënë, baba dhe një fëmijë). Tragjikisht, shpërthimi vrau gruan në vend. Për fat të keq, një djalë 4-vjeç vdiq në spital", ka shkruar Gladkov në Telegram.

Babai është në shok dhe shoferi ka pësuar plagë në dorën e djathtë, tha Gladkov.

Një tjetër dron sulmoi një pikë karburanti pranë fshatit Bessonovka, duke shkaktuar zjarr në një nga tanket, tha ai.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se mbi 100 dronë u rrëzuan mbi disa rajone ruse mbrëmë, përfshirë gjashtë mbi rajonin Belgorod.

Ukraina ende nuk i ka konfirmuar këto pretendime./aa