Inteligjenca turke ka “neutralizuar” një drejtuese të organizatës terroriste PKK në Irakun verior, thanë të hënën burime të sigurisë.

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) kreu një operacion antiterror ndërkufitar kundër terroristëve, të cilët kryen sulme të shumta kundër forcave të sigurisë si në Türkiye ashtu edhe në Irakun verior, thanë burimet në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media.

Midis terroristëve të shënjestruar në operacion ishte Hulya Mercen, me emrin e koduar Peyman Bagok, një nga të ashtuquajturat drejtues të lartë të PKK-së.

Terroristja u neutralizua në rajonin Metina të Irakut, ku nëntë ushtarë turq u vranë nga anëtarët e PKK-së më 12 janar.

MIT përcaktoi se terroristja Mercen po trajnonte anëtaret femra të grupit terrorist për 32 vitet e fundit.

Pas vrasjes së nëntë ushtarëve turq të premten në një sulm terrorist në Irakun verior, forcat e sigurisë filluan të godasin terroristët e PKK.

Terroristët e PKK-së shpesh fshihen në Irakun verior për të komplotuar sulme ndërkufitare në Türkiye. Grupi ka gjithashtu degën e saj siriane, të njohur si YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiyes, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja./aa