Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan, u zotua të rindërtojë rajonin jugor të vendit pas tërmeteve të fuqishme që ndodhën në fillim të këtij muaji.
"Me përfundimin e aktiviteteve të heqjes së rrënojave, ne po fillojmë rindërtimin dhe ringjalljen e rajonit tonë", tha ErdoÄŸan në një konferencë shtypi në provincën KahramanmaraÅŸ, ku ishte epiqendra e tërmeteve.
"Për pak muaj po fillojmë ndërtimin e 309 mijë njësive banimi, duke përfshirë edhe shtëpitë e fshatit, në gjithë zonën e tërmetit", shtoi ai.
Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 11 provinca – Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Elazığ, Hatay, Gaziantep, KahramanmaraÅŸ, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Åžanlıurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz në Türkiye janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë në Sirinë veriperëndimore.
Erdogan përsëriti se shkencëtarët po e quajnë katastrofën një "ngjarje të jashtëzakonshme natyrore".
"Ndërsa po ringjallim provincat, rrethet dhe fshatrat në rajonin e goditur nga tërmeti, ne do të transformojmë me shpejtësi pjesë të tjera të vendit tonë që përballen me të njëjtin kërcënim", tha ai.
Presidenti paralajmëroi gjithashtu publikun se pasgoditjet janë ende duke vazhduar dhe u bëri thirrje atyre që të shmangin ndërtesat e dëmtuara, duke shtuar: "Presim që qytetarët tanë të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim"./AA