Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes rrjeteve sociale se takimi i radhës me diasporën do të zhvillohet në Milano më 26 maj.

Rama bën të ditur se takimi do të nisë në ora 11:00 dhe do të mbahet në pallatin e sportit “Busto Arsizio”.

“26 maj, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano”, shkruan Rama.

Të dielën e 12 majit Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me diasporën në Greqi, Athinë. Turi i takimeve vjen në kuadër të takimit me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë jashtë.

Rama pritet të takohet dhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër e Dyseldorf./ata