Autoritete italiane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim njerëzish, pas vdekjes së të paktën 64 emigrantëve nga përmbytja e një anije në brigjet e Kalabrisë.

 

Një prej të arrestuarve është turk, ndërsa dy të tjerët janë shtetas pakistanez. Tre të arrestuarit kanë lundruar me varkë nga Izmiri i Turqisë për në Kalabrisë të Italisë, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike. Sipas policisë, ata u kanë kërkuar emigrantëve rreth 8 mijë euro në shkëmbim të udhëtimit drejt Evropës.

 

Dyshohet se në anije ishin rreth 200 emigrantë dhe shumica ishin nga Afganistani, Pakistani, Somalia, Iraku dhe Irani. Ndërkohë zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të shkojë në 100. Mëngjesin e sotëm u nxor nga deti trupi i pajetë i një burri.