,Kancelari gjerman, Olaf Scholz i dërgoi mesazh ngushëllimi Iranit për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi në një aksident me helikopter.
Në deklaratën me shkrim të Kancelarisë Gjermane thuhet se kancelari Scholz i ka dërguar mesazh ngushëllimi presidentit të përkohshëm të Republikës Islamike të Iranit, Mohammad Mokhber.
Në mesazhin e tij, Scholz tha se morën lajmin për rrëzimin e helikopterit dhe vdekjen e Raisit. "Ne i shprehim ngushëllimet tona qeverisë së Republikës Islamike të Iranit dhe familjeve të atyre që humbën jetën në aksident", tha kancelari gjerman në mesazhin e tij./aa