Nga FIFA The Best te Marca The Worst hapi është i shkurtër. Prej disa vitesh gazeta spanjolle i është përgjigjur në këtë mënyrë çmimit të fituar nga Leo Messi mbrëmjen e së hënës: duke emëruar lojtarin më të keq të vitit.

 

Jemi ende në fazën fillestare, atë të votimit dhe nuk ka ende një ‘fitues’: janë dymbëdhjetë kandidatë në garë për çmimin aspak të lakmuar. Nuk mungojnë emra të rëndësishëm të botës së futbollit.

Lista e kandidatëve për “The Worst”: Joachim Andersen (Danimarkë/Crystal Palace), Harry Maguire (Angli/Manchester United), Kalidou Koulibaly (Senegal/Chelsea),

 

 

Joe Gomez (Angli/Liverpool), Eden Hazard (Belgjikë/Real Madrid), Kalvin Phillips (Angli/Manchester City), Dele Alli (Angli/Besiktas), Lucas Moura (Brazil/Tottenham),

 

Kasper Dolberg (Danimarkë/Sevilla dhe Hoffenheim), Pierre-Emerick Aubameyang (Gabon/Chelsea), Tiémoué Bakayoko (Francë/Milan), Nicolò Zaniolo (Itali/Roma dhe Galatasaray).