Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të trenave, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.

 

“Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani në Twitter.

 

32 persona kanë vdekur si pasojë e përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.