Kroçera “Monet” vizitoi sot për herë të dytë brenda muajit maj portin e Durrësit.
Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se në bord të kroçerës janë 50 turistë, pjesa më e madhe të cilëve janë nga Britania e Madhe, të cilët kanë zgjedhur të eksplorojnë bregdetin shqiptar.
Pas mbërritjes në portin e Durrësit turistët do të vizitojnë Durrësin, Krujën, Tiranën dhe Beratin.
Kjo kroçerë është një nga vizitoret më besnike, e cila ndalet disa herë radhazi gjatë sezoneve turistike në portin e Durrësit duke zhvilluar ture në disa prej siteve turistike në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth.
Kjo kroçerë pritet të rikthehet përgjatë kësaj verë shoqëruar dhe nga shumë kroçera të tjera, të cilat e kanë përfshirë tashmë bregdetin shqiptar në itineraret e tyre çdo sezon turistik.
Kroçera “Monet” e vizitoi Durrësin edhe më 5 maj duke çelur sezonin e anijeve turistike në portin më të madh në vend./ata