Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa, i cili u përplas me disa makina të tjera të hënën dhe si pasojë u plagosën 9 persona ka rrëfyer si ndodhi ngjarja.

 

Shoferi është shprehur se nuk është ndjerë mirë dhe se kjo situatë nuk i kishte ndodhur më parë.

 

“Kam mbi 20 vjet drejtues autobusi. Asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes”, shprehet ai.

 

Xhafës i janë bërë të gjitha testet dhe nuk ka rezultuar nën efektin e alkoolit, por ka deklaruar se vuante nga zemra dhe diabeti.

 

Ai është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet eaksidentit të pazakontë në qendër të Tiranës./