Deputetët e Rithemelimit, Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën që në seancën plenare të ditës së nesërme ku do të mbahet mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, të jenë të pranishëm edhe deputetët e përjashtuar të opozitës.
“Kërkuam që të përdoret i njëjti standart që është përdorur masivisht kundër deputetëve të opozitës. Është tregues i qartë i dy standarteve që kjo mazhorancë po përdor si dhunim ndaj deputetëve të opozitës me qëllim që të pengojnë praninë e deputetëve në sallë. Kemi kërkuar thjesht mbajtjen e mocionit dhe ngritjen e komisionit për çëshjten ‘Mc Gonigal. Vendimi i mazhorancës që të rrëzojë kërkesën tonë për përjashtimin e Spiropalit, është standart i dyfishtë. Edi Rama që përfaqësohet nga Spiropali është simboli i dhunës verbale. Nuk presim zgjidhje nga kjo gjë”-tha Bylykbashi.