Policia Rrugore në Tiranë arrestoi sot shoferin e autobusit të linjës së Krrabës, i cili shkaktoi të dielën një aksident me të plagosur në Rrugën e Elbasanit.

 

Sipas njoftimit për shtyp, Policia arrestoi shtetasin G. Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit.

 

Për pasojë autobusi është përplasur me një automjet të parkuar dhe më pas është përmbysur. Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit dhe 5 pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.