Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll njësinë e vendbanimit Klishchiivka në rajonin e Donetskut.
Në një deklaratë nga ministria u informua lidhur me aktivitetet e njësiteve ushtarake ruse në luftën Rusi-Ukrainë.
"Ushtria ruse vazhdon luftimet në Ukrainë. Njësitë e Grupit Ushtarak Jugor, si rezultat i veprimeve aktive çliruan njësinë e vendbanimit Klishchiivka", thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë ndahet informacioni se janë shkatërruar dy depo municionesh të ushtrisë ukrainase dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë goditur 34 mjete ajrore pa pilot (dronë).
"Që nga fillimi i operacionit ushtarak e deri më tani kemi rrëzuar 601 avionë, 274 helikopterë, 24.498 dronë, 523 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore,16.121 tanke dhe mjete të blinduara, 1.307 multi-raketahedhës, 9.740 obusë dhe mortaja si dhe 21.915 automjete të posaçme ushtarake ukrainase", thuhet në deklaratën e ministrisë./aa