Autoriteti Palestinez mirëpriti njoftimet nga Norvegjia, Spanja dhe Irlanda për njohjen e shtetit të Palestinës.
Në një deklaratë, autoriteti me bazë në Ramallah tha se njoftimet shërbejnë në "shenjtërimin e së drejtës së popullit palestinez për vetëvendosje në tokën e tyre dhe në marrjen e hapave aktualë për të mbështetur zbatimin e zgjidhjes me dy shtete".
"E drejta e popujve për vetëvendosje është një e drejtë e rrënjosur e njohur sipas ligjit ndërkombëtar", thuhet në deklaratë.
Ai u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin duke njohur "të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje dhe duke kthyer besimin në një sistem global të bazuar në rregulla dhe të drejta të barabarta për të gjithë popujt e tokës".
Njohja zyrtare e Palestinës si shtet nga Norvegjia, Irlanda dhe Spanja do të hyjë në fuqi më 28 maj 2024.
Palestina është njohur tashmë nga nëntë vende evropiane: Bullgaria, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Hungaria, Suedia, Malta dhe administrata greke qipriote./aa