Brigadat Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se ka të paktën 10 të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtarëve izraelitë që u zunë në pritë në veri të Rripit të Gazës.
Në një deklaratë nga Brigadat Kassam thuhet se ushtarët izraelitë që hynë nga toka në Beit Hanoun, u zunë në pritë në orët e natës.
Në deklaratë thuhet se automjeti që transportonte 10 ushtarë izraelitë në Beit Hanoun fillimisht u qëllua dhe më pas u godit me bomba dore ndërsa në ndihmë të ushtarëve që u zunë në pritë erdhën forca përforcuese.
"Kurthi i ngritur shpërtheu në automjet në momentin e mbërritjes së forcës përforcuese", thuhet në deklaratën ku ndahet informacioni se janë vrarë ose janë plagosur ushtarët që u zunë në pritë dhe që mbërritën për ndihmë.
Më tej theksohet se edhe në rajonin Rafah në jug të Rripit të Gazës dy buldozerë ushtarakë "D9" të ushtrisë izraelite u shënjestruan me raketën "Yasin-105".
Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen./aa