Rikthehet në edicionin e 16-të festivali “Aulona Inter Folk Fest”, një aktivitet i cili simbolizon një traditë të bukur të Vlorës, në nisje të sezonit turistik veror. Festivali do të zhvillohet përgjatë 4 ditëve, nga data 24 deri më 27 maj.
Në këtë edicion të festivalit marrin pjesë 125 ansamble folklorike, me mbi 4400 pjesëmarrës të cilët vijnë nga 36 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë. Në këtë mënyrë qyteti bregdetar i Vlorës kthehet në një pasqyrë ku çdo turist vendas dhe i huaj do të gjejë një copëz kulturore të vendit nga vjen.
Do të jenë 4 ditë të mbushura me festë, muzikë, kulturë e harmoni, aktivitete të cilat gjithkush mund t’i gjejë të pasqyruara në aplikacioninn TEA.
Përveç këtij eventi, TEA, ky udhërrëfyes dixhital i eventeve turistike, ka edhe shumë informacione të tjera për eventet argëtuese në vendpushimet që çdokush zgjedh për të shkuar. Tea është një guidë e detajuar që shërben për t’i kthyer në përvojë të paharrueshme, pushimet në Shqipëri./ata