Shkolla 9-vjeçare “Emin Duraku” në zonën e ish-Bllokut pas përfundimit të rikonstruksionit ofron tashmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar fotot nga shkolla e re “Emin Duraku” në kryeqytet.

Sipas tij, ky institucion arsimor është gati të mirëpresë 1200 nxënës dhe mësues.

“Shkolla “Emin Duraku”, xhevahiri më i ri që i shtohet Tiranës, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, me standardet më të mira për 1200 nxënës dhe mësues”, shkruan Veliaj.

Kjo shkollë u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Tashmë ajo ka 51 klasa, 6 laboratorë, bibliotekë, si dhe dy palestra, të cilat mund të përdoren nga fëmijët jashtë orarit mësimor./ata