Ministri Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku vizitoi sot kampusin ku do të përqendrohen të gjitha shkollat profesionale të Vlorës.
Sipas tij, kjo do të garantojë paketën e plotë të edukimit profesional në Vlorë
“Një kampus ku të përqendrohen të gjitha shkollat profesionale të Vlorës është zgjidhja e duhur për të garantuar paketën e plotë të edukimit të profesionistëve të rinj duke garantuar kushtet më të mira të mundshme për trajnimin e tyre dhe për t’i bërë gati për tregun turistik”, shkruan Mazniku.
Ai tha se “Hapi i parë mes bashkisë dhe jush është ktijimi i një dokumenti bazik i konceptit mbi nevojën e këtij kampusi”, tha Mazniku.
“Duhet të sqarohet se sa hapësirë ju duhet. Kjo pë këtë. Kjo për atë tjetrën, kjo për atë element, dhe besoj se kampusi i plotëson të gjitha kushtet që do kërkoni në parim, por vlerësimi në numra do e bëni ju, që të bëjmë një kampus për të gjitha shkollat profesionale këtu”, tha Mazniku.
Po ashtu ai u takua edhe me kreun e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
“Vazhdojmë Dialogun Vendor, këtë herë me administratorët e njësive administrative të Vlorës, bashkë me kryetarin e bashkisë, Ermal Dredha, për të dëgjuar mendimet e tyre se si duhet të përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve. Faleminderit administratorëve për bashkëpunimin dhe përpjekjen e tyre që asnjë shqetësim i qytetarëve të mos kalojë pa u trajtuar. Qeveria do të ndihmojë me çështjet administrative dhe ligjore për të bërë ndryshimet e nevojshme që të përmirësohet puna e gjithsecilit”, vijon Mazniku.
“Pas diskutimeve më kryetarët e bashkive mbi problematikat e ndryshme që ata hasin për administrimin e qytetit, e kemi shtrirë Dialogun Vendor edhe me administratorët e njësive bashkiake”, u shpreh ai.
“Dëgjuam mendimet e administratorëve të njësive të bashkisë së Vlorës dhe do ta vijojmë konsultimin edhe në bashki të tjera të vendit”, tha ai.
“Më vjen mirë për përkushtimin e secilit prej tyre për të zgjidhur çdo shqetësim dhe problem të banorëve të zonave që administrojnë dhe do të kenë ndihmën e qeverisë qoftë me ekspertizë por edhe me ndryshimet që duhen për t’i lehtësuar dhe për ta bërë më eficient funksionimin e pushtetit vendor”, përfundoi Mazniku./ata