Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijoi edhe këtë javë me fushatën promovuese në Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë, në kuadër të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve me publikun.

Përfaqësuesit e AMP-së, të shoqëruar nga Këshilltari i Lartë për Llogaridhënien Policore nga Programi ICITAP në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Rick Bates, zhvilluan takime në Universitetin “Eqrem Çabej”, në shkollat e mesme “Siri Shapllo”, “Sami Frashëri” dhe “Abaz Shehu”.

Gjithashtu, fushata sensibilizuese u realizua edhe në pikat kufitare “Kakavijë” dhe “Tre Urat”, ku u informua mbi misionin e AMP-së, objektin e veprimtarisë dhe mënyrat e kontaktit të agjencisë.Gjatë këtyre takimeve me studentët dhe nxënësit, Bates shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për AMP-në dhe vlerësoi agjencinë për rritjen e bashkëpunimit me publikun./ata