Ju pëlqen të visheni me kostume? Nëse përgjigja është po, tendenca më e re e modës është zgjedhja e  duhur.

Pas takave si Miushja Mini të dizenjuara nga Loewe dhe mokasineve si klloun nga Balenciaga, format e çuditshme të këpucëve po fitojnë fuqi. Këtë javë, është shfaqur një model i ri: çizmet e mëdha të kuqe.

Krijuar nga MSCHF, një markë me qendër në Nju Jork, e njohur për dizenjot e pazakonta apo provokuese, çizmet gjigande janë të fryra, shumë rrumbullake dhe të ngjashme me një personazh japonez, Astro Boy. “Çizmet e kartonave janë për një botë argëtuese 3D. Nëse i gjuan dikujt me to veshur, bëjnë BOING!”, shkruhet në deklaratën për shtyp të kompanisë.

Çizmet do të dalin në shitje më 16 Shkurt për 350 Dollarë dhe që tani kanë rrëmbyer vëmendjen e rrjeteve sociale. Shumë blerës që synojnë t’i kenë kanë shprehur dëshirën e tyre në Tik Tok.

Vitet e pandemisë, me veshje praktike duket se i kanë lënë vendin modës me stil argëtues. Së fundmi, yjet në tapetin e kuq kanë guxuar për t’iu larguar shkëlqimit dhe për të veshur ngjyra, aksesorë dhe vendosur makijazh në stil aspak konvencional.