Në nisje të sezonit të ri turistik gjithçka është gati për të pritur pushuesit e shumtë që pritet të vizitojnë Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga degën doganore “Tre Urat”, Përmet, ku në funksion të rritjes së standardeve të shërbimit ndaj biznesit dhe qytetarëve, janë marrë të gjitha masat për një ambient sa më miqësor për udhëtarët në fillim të sezonit turistik.

Pikat kufitare të vendit që shërbejnë si porta hyrëse për mijëra vizitorë, janë rikualifikuar, për të siguruar standardet më të larta të mikpritjes dhe informacionit për Shqipërinë turistike./ata