Ish-ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf është ndarë nga jeta.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada gjermane në Shqipëri

Peter Zingraf, ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë, bën të ditur Ambasada gjermane.

“Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh”, thuhet në njoftim./ata