Tre palestinezë u vranë në sulmin e Izraelit në kampin e refugjatëve Jibaliya në veri të Rripit të Gazës.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, mjetet ajrore izraelite pa pilot shënjestruan tre persona që përpiqeshin të shkonin në shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Jibaliya, ndërsa në sulm janë vrarë palestinezët.

Ekipet e ndihmës së parë nuk mundën të arrinin në zonë për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit në kamp, ndërsa kufomat e tre personave kanë mbetur buzë rrugës.

- Shumë palestinezë u plagosën në sulmin në Rafah

Raportohet se shumë palestinezë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në qytetin jugor të Rafahut.

Sipas informacioneve të marra, avionët e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar një grup palestinezësh pranë Njësisë së Mbrojtjes Civile në qytetin Rafah.

Burimet shëndetësore raportuan gjithashtu se shumë palestinezë të plagosur u sollën në Spitalin e Kuvajtit në rajon.

10 ditë më parë, ushtria izraelite nisi një sulm të ri tokësor njëkohësisht me sulme ajrore intensive në Jibaliya dhe zonat përreth në veri të Rripit të Gazës, ku ende jetojnë qindra mijëra palestinezë, duke kërkuar evakuimin e shumë rajoneve dhe lagjeve.

Në deklaratën e saj më 6 maj, ushtria izraelite kërkoi evakuimin e disa lagjeve në lindje të Rafahut, ku u strehuan palestinezët e zhvendosur me forcë, dhe në mëngjesin e 7 majit, filloi një sulm tokësor në rajon dhe njoftoi se kishte pushtuar anën e Gazës të portës kufitare me Egjiptin./aa