Këto janë pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes në Paskuqan, aty ku ish-dhëndri i familjes, Ramazan Kutra qëlloi me breshëri familjarët e ish-gruas së tij.  Sikurse duket në video efektivë policie ndodhen në vendngjarje ndërsa zona ku ka ndodhur krimi është rrethuar me shiritin “skenë krimi”.

 

Efektivët kanë ngritur disa postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorit.

 

Ish-dhëndri i familjes Ramazan Kutra, i njohur si Dan Kutra ka hyrë në banesën e familjes së ish-bashkëshortes dhe ka qëlluar me breshëri, ndaj të gjithë personave që kanë qenë të pranishëm në banesë.  Sipas të njëjtave burime, dyshohet për viktima.

 

Autori i krimit pas ngjarjes është larguar me makinën  tip “C Class” ngjyrë e zezë.

 

Ende janë të paqarta motivet e krimit.