Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama ndal sot turin e diasporës në Itali. Takimi zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në ABC News, tha se Italia është një bashkudhëtare e Shqipërisë. Më tej ai tha se Italia na ka mbështetur gjithmonë.


“Është një takim i një niveli maksimal për politikën shqiptarë. Është kaq i rëndësishëm sa që përbën një pikë kulminore jo vetëm me historinë por edhe me aktualitetin drejt Evropës.

Duke pasur fqinj kaq të afërt, Italinë. Kemi fqinjin më të mirë, në kuptimin e ndihmës, mos konflikteve. Mund të themi se jemi një hap para endeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësimit në BE.

Italia është një fqinje e interesuar herët për Shqipërinë dhe e lidhur herët me Shqipërinë. Ka njohur pavarësinë e Shqipërisë që në vitin 1912. Në tërë jetën e saj, Italia është një bashkudhëtare dhe kujdestare.

Në Shqipëri kemi disa kolonë te shtetit dje popullit shqiptar që lidhen me Italinë. Sistemin bankar, financiar, drejtësisë e kemi krijuar dhe iniciuar nga Italia. Po ashtu edhe sistemin urban.

Edhe Italia ka fqinj të mirë. Kombi ynë është i mrekullueshëm. Dhe Italia është ndjerë mirë me fqinjësinë me Shqipërinë. Italianët janë një popull i ngrohtë dhe mikpritës”, tha ai.

Ai theksoi se takimi në Milano ka disa dallime, të cilat tregojnë dhe afrimitetin mes dy shteteve dhe dy popujve tanë.

“Do ketë një bilanc më të pasur sesa Athina, sepse Athina ishte “detyruar” të kishte nëpërkëmbë ca probleme nacionaliste politike dhe të së shkuarës, ndërsa në Itali është krejtësisht i çliruar prej këtyre gjërave”, tha ai.


Ai përmendi marrëveshjet e arritura, të cilat sipas Çupit mund të shërbejnë si model edhe për vendet e tjera të BE-së.

“E dyta marrëveshjet, në sajë të qeverisjes së Edi Ramës me Italinë kanë avancuar shumë sa janë kthyer në model për BE, për qytetërimin evropian”, theksoi ai./Tema