Kukësi ka fituar titullin titullin kampion në Finalen e Ekipeve Sportive në Shkolla, në volejboll për vajza.
Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” nga Kukësi fitoi 2-1 në finale me shkollën “Dritëro Agolli” në Bilisht, qarku i Korçës, me rezultatin 22-25, 25-17,12-15, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).
Thuajse 12 mijë nxënës të organizuar në skuadra që stërviten rregullisht, i dhanë jetë një kampionati fantastik që në basketboll (femra/meshkuj) u mbyll me fitoren e Kamzës për vajzat dhe Shkodrës për djemtë e shkollave 9-vjeçare, dhe fitues për shkollat e mesme u shpall Saranda për djem dhe për vajza.
Afro 12 mijë nxënës, të organizuar në 760 ekipe janë përfshirë në këtë lëvizje sportive gjithëpërfshirëse, duke rikthyer frymën sportive në shkolla./ata