Irlanda, Norvegjia dhe Spanja janë tre shtete të cilat do të njohin nesër zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Lajmi është bërë i ditur nga tha zëvendëskryeministri irlandez Micheal Martin.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel përpara një takimi midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe liderëve arabë të Lindjes së Mesme, ai tha se të tre ishin të fokusuar në faktin se si njohja mund të kontribuojë në hapat konkretë dhe të pakthyeshëm për të justifikuar të drejtën palestineze për vetëvendosje.

“Ne patëm një takim të shkëlqyer mbrëmë, me mbi 40 partnerë evropianë, arabë dhe të tjerë, duke diskutuar pikërisht këtë pikë. U fokusuam në ndërtimin e bashkëpunimit ndër-rajonal, duke përfshirë parimet që qëndrojnë në themel të Vizionit Arab të Paqes. Ne ramë dakord për nevojën për një fund të luftës brutale në Gaza dhe hapa të qartë drejt krijimit të një shteti palestinez”, shtoi Martin./BalkanWeb