Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pari nga politika shqiptare që ka uruar Kosovës për zgjedhje në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar. 

Kjo asamble është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

'Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!', shkruan Begaj në Facebook./Shqiptarja