Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka publikuar sot një video ku i bën thirrje qytetarëve të votojnë më 14 maj, në zgjedhjet vendore, pasi çdo votë vlen.
Gjithashtu, në mesazhin e saj, prezenca e OSBE-së thekson se, një ditë në 4 vjet është për të vendosur për të ardhmen.
“Ka mbi 200 të diela në 4 vjet, por vetëm 1 për të vendosur për të ardhmen e qytetit apo fshatit tënd. Bëhu pjesë e festës së demokracisë, duke ushtruar të drejtën dhe detyrën tënde qytetare më 14 maj. Çdo votë vlen! Shko voto! Bëje zërin tënd të dëgjohet!”, shkruan prezenca e OSBE-së, krah videos së publikuar në rrjetet sociale.