Luiza Gega ka triumfuar në dy gara në Kampionatin Ballkanik.
Pasi është kofirmuar në 3000 m me pengesa, rekordmenia shqiptare fitoi edhe garën e 5000 m, në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik që u mbajt në Izmir të Turqisë, ku pati një rivalitet të madh me kenianen e natyralizuar turke, Yasemin Can.
Luiza Gega, që ka siguruar kualifikimin për Lojërat Olimpike të Parisit, në muajin qershor do të tentojë titullin e Kampiones së Evropës, në garën 3000 m me pengesa, që do të mbahet në Romë.
Në këtë kampionat të 77-të Ballkanik, Shqipëria siguroi edhe një medalje argjendi, me atletin David Nikolli, që u rendit i dyti në garën e 3000 m./ata