“Kur dëgjova demonstrimin e lëshuar, u trondita, u zemërova dhe në mosbesim që Altman kishte vazhduar të krijonte një zë që tingëllonte në mënyrë të frikshme si i imi në një masë të tillë që miqtë e mi më të ngushtë dhe familja nuk mund ta bënin dallimin”, tha Scarlett.

Një nga aktoret më të paguara të Hollivudit, Scarlett Johansson, 39 vjeçe, e mban këtë titull për një arsye, pasi tërheq publikun në kinema me prezencën e saj në filma. Vetëm me këtë, Johansson është një joshje për çdo producent filmash apo studio, që duan ta angazhojnë atë në filmat e tyre. Megjithatë, këto ditë Scarlett është bindur se fama mbart me vete një lloj barre.

Aktorja u habit kur mësoi se laboratori kërkimor i inteligjencës artificiale OpenAI prodhoi një zë sintetik që në ChatGPT, një mjet në fushën e përpunimit të gjuhës natyrore dhe inteligjencës artificiale, i ngjan në mënyrë të frikshme zërit të saj. Kjo situatë ndodhi pasi ylli 39-vjeçar kishte refuzuar më parë të bashkëpunonte me firmën OpenAI për projektin. /tesheshi.com/